Connect with us

Politike

Bardhit dhe deputetëve të tjerë të përjashtuar të opozitës u ndalohet hyrja në Kryesinë e Kuvendit

Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë të opozitës të cilët janë përjashtuar për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend, u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë. Mësohet se Garda deri më tani ka një urdhër që këta deputetë të mos i lejojë të futen në godinë. Ndërkohë, e hëna nis me një agjendë të ngjeshur në Kuvendin e Shqipërisë. Në rendin e ditës janë parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024. Megjithatë, në punimet e komisioneve, sikurse ka ndodhur përgjatë javëve, nuk pritet të ketë normalitet, pasi opozita pritet të vijojë me skenarin e kaosit, për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre (mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare). Por, socialistët e kanë gati skenarin “B”, pasi mbledhjet janë zhvendosur online, pavarësisht se kjo mënyrë parashikohet vetëm në situate të jashtëzakonshme.

 

Advertisement