Connect with us

Politike

Barometri, matja e tretë politike, Shkullaku: E shoh të sigurt fitoren e PS

Gazetari Armand Shkullaku komentoi matjet e treta politike të Barometrit lidhur me prirjen e votës 1 muaj para zgjedhjeve të 11 majit ku rezulton se 40.6% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste, 30% e tyre do të votonin Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore drejtuar nga Sali Berisha. Sipas Shkullakut, në 3 muaj PS është atje ku ka qenë, pavarësisht skandaleve dhe konsumit të pushtetit duke shkuar e sigurt drejt fitores në këto zgjedhje.

“Pavarësisht skandaleve, arrestimit të kreut të bashkisë, PS nuk lëviz nga vota; njerëzit e besojnë qorrazi, dhe me 2021 nuk ka ndonjë ndryshim të madh.

Jemi te fenomeni që pavarësisht konsumit të pushtet Rama vetëm ecën përpara dhe ose i shtohen ose mban votat e veta.

Kjo gjë sipas meje ka të bëjë me faktin që në regjime autoritariste, skandalet, abuzimet me pushtetin nuk kanë asnjë lloj rëndësie”, tha Shkullaku.

Advertisement