Connect with us

Politike

Basha: Berisha për interesa personale ndezi zjarrin e ndasisë brenda PD

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me emokratët e dibrës. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se po diskuton me demokrattët për cdo cështje për të ardhmen e partisë.

Siaps tij ka ardhur momenti që të lihen pas ndasitë dhe mendësitë konfliktuale të një personi që për interesa personale ndezi zjarrin brenda partisë.


Postimi i Bashës:

Me demokratët dhe qendrestarët e Partisë Demokratike të Dibrës diskutuam hapur mbi të gjitha çështjet që kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e forcës sonë politike dhe të Shqipërisë.

Demokratët do të bashkohen përmes vlerave, duke lënë pasë mendësinë konfliktuale dhe ndasitë artificiale të shkaktuara nga interesi personal i një individi që për hallin personal ndezi zjarrin e ndasisë brenda familjes tonë politike.

Që Partia Demokratike të kthehet pranë qytetarëve, të dëgjojë ata dhe të ofrojë një alternativë për problemet e tyre, duhet të shkëputet nga teatri shterp i politikës, që asgjë të mirë nuk sjellë për jetët e njerëzve.

Partia më e madhe e 14 majit ishte ajo e shumicës së heshtur që refuzoi të zgjedhë midis dy të këqijave. Ne duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik, për të kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave të hapura, vetting-ut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së diasporës.

Advertisement