Connect with us

Politike

Basha dhe Alibeaj me parti të reja, Jorida Tabaku ka dy fjalë me ‘shërbëtorët” e Ramës

Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt për të dalë me dy parti të reja në këto zgjedhje parlamentare.

Deputetja demokrate teksa shpjegoi se kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës, shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj se opozita duhet të ketë një model të sajin dhe jo një kopje të Ramës.

“Keqardhje që dy kolegët kanë krijuar dy parti të reja. E keqja është se nuk shohin dot të ardhmen. Kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës.

Kushdo që i shkon Ramës nga pas me tallavanë e tij, po tërheq vëmendjen nga korrupsioni. Ne njerëzve duhet t’u tregojmë një model tonin dhe jo një kopje të Ramës”, tha Tabaku në A2 CNN.

Advertisement