Connect with us

Politike

Basha: Drejtorët bien në burg, Edi Rama hedh shashka me propozime

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në konferencën për mediat u ndal edhe tek Komisioni për Dezinformimin që do të ngrihet me kërkesë të mazhorancës në Kuvend.

Ai u shpreh se kjo është jnë shashkë për të humbur zhurma e arrestimeve të drejtorëve të bashkisë Tiranë dhe të ministrave.

‘Janë dy struktura të qarta paralele produkt i pazareve të nëndheshme dhe interesave të Edi Ramës dhe çdokujt që bën patericën e Edi Ramës por janë kundër interesave të shqiptarëve. E treta është thagma e sotme me Komisionin e Posaçëm.

PD është e para kundër influencës ruse. PD është e para që e kemi provuar çdo të thotë fushatë dezinformomi me 50 mijë mesazhe në fushatë për të goditur kryetarin. PD ka dërguar amendamente për strategjinë e sigurisë kombëtare që janë hedhur poshtë.

Amendamentet tona për ndihmë ushtarake për Kosovën janë hedhur poshtë. Nuk u dha asnjë shpjegim çfarë është ky Komision i Posaçëm. Kur vjen fjala tek lufta ndaj dezinformimit, parlamenti ka 2 instrumente paraprake. Njëri instrument është Komisioni i Medias tjetri Komisioni i Sigurisë Kombëtare. Ç’nevojë ka për një komision të posaçëm. Nëse ka nevojë për përmirësime në ligj ja ku është Komisioni i Medias dhe Komisioni i Sigurisë. Lojë me shqiptarët.

Të bien ministrat dhe drejtorët e bashkisë në burg dhe të hedhim një shashkë. Ka prej shtatorit që me një sebepe apo një sebep tjetër zvarriten nuk futen në rendin e ditës propozime e Partisë Demokratike që kanë lidhje me këto tema për sigurinë kombëtare, reformën zgjedhore. Projekt ligji për vettingun e politikanëve nuk futet në rend dite.’, tha Basha

Advertisement