Connect with us

Politike

“Basha e sigurt është duke fjetur”, PD reagon pas deklaratës së Ramës: I paaftë…

Partia Demokratike zyrtare reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Lulzim Bashën, duke e konsideruar atë arkitektin e kriminalizimit dhe korruptimit të çdo qelize të qeverisjes.

“Arkitekti i kriminalizimit dhe korruptimit të çdo qelize të qeverisjes,  doli sot sërish të mbrojë Ilir Beqajn dhe dyzinën e të korruptuarve të tij që janë vënë në radhë në dyert e drejtësisë.

Fytyra e tij sot para shqiptarëve, është pasqyra ku shohin Arben Ahmetajn, Sajmir Tahirin, Ilir Beqajn, Elvis Roshin, Safet Gjicin e dhjetëra kryetarë bashkish dhe zyrtarë të qeverisë nën akuzë dhe të dënuar për lidhjen me krimin dhe korrupsionin. Ky është bilanci i Edi Rames, të tjerat janë justifikime me shpresën se shqiptarët do ta kenë memorien e shkurtër.

Për Edi Ramën kush nuk vjedh fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë. Ky është standarti dhe oferta e Edi Ramës për shqiptarët, por kjo nuk mund dhe s’do të jetë kurrë e ardhmja e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e PD.

 

 

Çfarë Rama për Bashën gjatë konferencës për shtyp:

Tani që t’ju them që do merrja përsipër të bëja opozitën e vetes sime dhe të qeverisë, do isha shumë më i zoti se të gjithë këta, mund t’ua them. Pa diskutim. Por që t’ju them që këtë gjë mund ta bëj, s’ua them dot sepse s’mund ta bëj. U mbyll viti me një opozitë të dobët, më vjen keq, por nuk hyn në detyrat tona dhe nuk është pjesë e misionit tim që të ndërtoj një opozitë të fortë. Është pa sens kjo. Më vjen shumë keq, por këtë e kam thënë prej kohësh, jo sepse jam profet apo sepse shoh filxhan, por sepse duhet të jesh shumë i verbër dhe shumë i leshtë nga mendja, që të mos e shikoje prej kohësh se kjo do vinte. Lulzim Basha s’dihet se ku është, unë mund t’ju them se ku është, jo gjeografikisht, por mund t’ju them se në këtë orë është duke fjetur, e sigurtë. Por edhe po të zgjohet, besoj se nuk mund të presim ndonjë gjë të re. Të tjerët janë ata që janë kështu që unë nuk mërzitem.

Politike

Meta takim me liderin e opozitës sllovene, zbulon detaje se për çfarë diskutuan

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar takim sot me liderin e opozitës së Sllovenisë, Kryetarin e Partisë Demokratike, Janez Jansha.

Meta shkruan se gjatë takimit me Janez Jansha, kanë diskutuar në lidhje me arrestimin politik të kryetarit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha. Gjithashtu shprehet se kanë diskutuar edhe për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

POSTIMI I METËS:

Kënaqësi e veçantë të pritesha sot në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga Lideri i saj dhe i opozitës, Janez Jansha, ish-Kryeministër.

Diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

Jansha u interesua për gjendjen e Berisha dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që drejtësia të mos përdoret politikisht por të jetë e pavarur.

Nga ana ime i shpjegova Jansha se veprimet e paligjshme ndaj Berisha synojnë t’i pamundësojnë atij të kryejë përgjegjësitë e tij si deputet dhe Lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Shpreha besimin se asnjë masë represive ndaj opozitës nuk do ta ndalë atë në misionin e saj për ç’kapjen e shtetit dhe rivendosjen e demokracisë funksionale dhe llogaridhënies.

Shprehëm besimin se në të ardhmen bilanci tregtar dhe i bashkëpunimit politik midis dy vendeve do të jetë shumë më i lartë.”, shkruan Meta.

Continue Reading

Politike

FOTOLAJM/ Sekretari i Jashtëm britanik nesër në Tiranë, portreti i James Cameron vendoset në Sheshin Nënë Tereza

Teksa pritet që ditën e nesërme sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cameron të mbërrijë në Tiranë në një vizitë zyrtare, kanë nisur edhe përgatitjet për pritjen e tij.

Në godinën e Universitetit Politeknik, në sheshin Nënë Tereza, është vendosur një portret i Cameron me mbishkrimin “Welcome Lord Cameron”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu përgjatë bulevardit janë vendosur flamuj britanikë në shenjë mirëseardhje për sekretarin e Jashtëm.

Continue Reading

Politike

‘Amerika nuk e do ish kryeministrin’/ Gazetari i njohur zbërthen deklaratën e Escobar për Berishën

Gazetari Endri Xhafo duke komentuar deklaratën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha se ajo është një mesazh i drejtpërdrejtë për Sali Berishën.

“Ne kemi nevojë për një opozitë që mund tëbëjë me përgjegjësi qeverinë, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat e rrugës evropiane të Shqipërisë. Për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, të jetë e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, ishte deklarata e Escobar.

Xhafo solli në vëmendje atë se çfarë ndodhi gjatë periudhës 1992-1996, gjatë kohës që Sali Berisha ishte President, duke shtuar se kulmi arriti me zgjedhjet e 26 majit dhe dhunën e ushtruar ndaj disa prej figurave kryesore të opozitës së asaj kohe, dy ditë pas zgjedhjeve të 1996.

Xhafo tha se Escobar është në një qëndrim të qartë që “ne nuk e duam Sali Berishën”.

 

 

“Escobar është në një vijimësi qëndrimesh, mesazhi i drejtohet Berishës dhe e thonë qartë që amerikanët nuk e duan”, tha Xhafo.

Në vijim gazetari tha se çështja që shtrohet është nëse në këtë vend ne do të pranojmë që liderët politikët të na i caktojnë ose jo të huajt, qoftë kjo edhe fuqia më e madhe, siç janë SHBA.

“Në një çështje shumë më të ndjeshme, sikundër ajo e Iranit, ne shikojmë se amerikanët nuk flasin me një zë.

Do të ishte mirë të flisnin me një zë, por nuk flasin. Tani në rastin e z. Berisha kemi kongresmenë, pra ligjvënës që kanë folur.

Mua në momente të caktuara më pëlqen të jem sovranist. Por nga ana tjetër po të mos ishte SHBA, as Kosova nuk do të ishte e pavarur, as ne nuk do të ishim në NATO.

Zgjuarsia është që të mos kesh probleme me SHBA, dhe zoti Berisha i ka problemet me ta.

Me shumë gjasë Trump do të vijë në pushtet në SHBA. Demokratët shpresojnë që me ardhjen e Trump në pushtet, gjërat do të ndryshojnë, por ne nuk e dimë nëse do ti vijë rradha të merret me Shqipërinë”, tha Xhafo.

Continue Reading

Politike

Berisha i përgjigjet Escobar: Opozita zgjidhet me votë, nuk emërohet me kërcënime

Sali Berisha, i është përgjigjur zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, pasi ky i fundit tha në një intervistë se shpreson që në Shqipëri nuk do të zgjidhet dukush që kujton ditët e këqija e të vjetra të viteve ’90.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan shkruan se opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar.

Ndërsa më tej, kreu i PD-së i kujton deklaratën e James Baker, i cili kishte deklaruar: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”!

Postimi i Berishës:

Reagim ndaj deklaratës së Zotit Gabriel Eskobar.

Në një intervistë të tij, dhënë gazetares Ilva Tare, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit z. Gabriel Eskobar ndër të tjera ka deklaruar: “Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”.

Me këtë rast i rikujtoj z. Eskobar sa vijon: Koha më e keqe e shqiptarëve kanë qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo që e ktheu opozitën në një fasadë. Në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar. Qytetarët opozitarë me votën e tyre në dy palë zgjedhje pavarësisht manipulimeve, heqjes arbitrare të logos së përfaqësimit, mungesës së plotë të fondeve, komisionerëve dhe numëruesve, kërcënimeve të turpshme, kanë treguar me kurajo se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim. Ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit.

Sa për kujtesë vitet ‘90 kanë qenë vitet e zgjimit dhe daljes nga diktatura. Vitet kur Partia Demokratike udhëhoqi revolucionin demokratik të përmbysjes së diktaturës më të egër të Hitlerit shqiptar të pas luftës, Enver Hoxhës dhe kalimin e vendit nga monizmi në demokraci. Në atë kohë James Baker do u thonte shqiptarëve: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”!

Sa keq që pas 30 vjetesh një burokrat u thotë atyre se nëse zgjidhni atë që dëshironi do të hani bar! Jam i sigurt që shqiptarët dhe demokratët e kanë shumë të thjeshtë zgjdhjen mes këtyre dy modeleve.

Continue Reading

Politike

David Cameron nesër në Tiranë, fokusi i vizitës te emigracioni dhe lufta kundër krimit

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron do të vizitojë Tiranën ditën e nesërme.

Cameron do të udhëtojë nga Londra në Tiranë dhe fokusi do të jetë te bashkëpunimi me autoritetet shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, bandave kriminale dhe sekuestrimit të pasurive të tyre.

Mesdita e së mërkurës do ta gjejë shefin e diplomacisë britanike në kryeministri, aty ku do të ketë një takim me Edi Ramën dhe më pas një dalje të përbashkët për mediat.

Agjenda e David Cameron përmban edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Të dielën kur edhe mediat britanike zbuluan vizitën e David Cameron në Shqipëri, përfaqësia diplomatike në Tiranë bëri me dije se qëllimi i ardhjes është dyndja e emigranteve në Britaninë e Madhe, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë që shkojnë atje në rrugë të paligjshme.

Ky nuk është shqetësimi i vetëm i qeverisë së Londrës. Goditja e grupeve kriminale që merren me trafikun e qenieve njerëzore dhe sekuestrimin e pasurive të tyre është po aq shqetësim, për të cilin lordi David Cameron do të kërkojë ndihmën dhe bashkëpunimin e qeverisë dhe organeve të drejtësisë.

Sekretari britanik do të flasë me kryeministrin edhe për mënyrën sesi gjyqësori dhe policia shqiptare do të duhet të përballen me krimin e organizuar e për të çuar përpara reformën në drejtësi.

Prej dhjetorit të 2022-it mes dy vendeve është në fuqi marrëveshja që pikë kryesore ka betejën me emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Anglisë dhe rritjes së investimeve britanike që synojnë të ulin shifrat e braktisjes së vendit nga të rinjtë që kërkojnë një jetë më të mirë në Britani.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING