Connect with us

Politike

Basha i shiti zgjedhjet e 2019, Baçi: Na tha fshihuni aty dhe shikoni kush…

Akuza të ashpra ka lëshuar demokrati Luan Baçi ndaj ish-kreut të Partisë Demokratik, Lulzim Basha duke thënë se i shiti zgjedhjet lokale të 2019.

Teksa zbuloi në Debat në A2 se paraprakisht ishte rënë dakord që nuk do të lejohet votimi në asnjë qendër, Baçi tregon se Basha iu kërkoi ditën para zgjedhjeve që të “fshiheshin” dhe të shikonin se kush do të votonte dhe kush jo”.

“Ne kishim dëshirë që Basha të bëhej kryeministër, por më duket se nuk kishte ai. Se po të kishte do të ishte bërë. Për vendimmarrjen e 2019 do bojkotonim zgjedhjet lokale dhe për këtë vendim tha nuk do lejojmë zgjedhje në asnjë qendër. Dhe na pyeti i merrni përsipër? Po i thamë. Ditën e fundit na thirri ke zyra dhe na tha fshihuni aty dhe shikoni kush do të votojë dhe kush nuk do të votojë se e kemi keq punën. E kemi thënë qindra herë. I shiti zgjedhjet e 2019”, u shpreh deputeti demokrat.

Advertisement