Connect with us

Politike

Basha: Me 25 prill ndryshimi politik i pashmangshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në bashkëbisedim me gazetarët deklaroi sot se ndryshimi politik është i pashmangshëm me 25 prill.

Basha tha se “Rama ka në dorë vetëm një gjë, që të lejojë që ndryshimi të bëhet me votë dhe normalisht”.

Në lidhje me Kodin Zgjedhor, Basha tha se “nuk ka formulë ta ndal ndryshimin. 90% e shqiptarëve duan ndryshimin, sot që flasim”.

“Ne do bëjmë gjithçka që ky ndryshim të vijë me kosto sa më të ulët për shqiptarët. Por që Edi Rama nuk do ketë mundësi të tallet pas 25 prillit me shqiptarët kjo është e vendosur. Hakun do e marrë, mirë do ishte ta marrë me votë, por sido që të jetë me 25 prill, shqiptarët çlirohen nga Edi Rama dhe nga ky makth. Me 25 prill do nis një ndryshim i vërtetë për të gjithë njerëzit, sesi qysh tek është në dorën e gjithë atyre që duan ndryshim dhe është një shumicë absolute përtej kufijve të partive politike. Por që është e pa shmangshme është e sigurt. E vetmja gjë që ka në dorë Rama është që të lejojë që ndryshimi të bëhet me votë dhe normalisht, por hakun do ta marr, si me votë si me çdo skenarë tjetër që do t’i detyrojë shqiptarët. Largimi me 25 prill është i vulosur nga shqiptarët”.

Në lidhje me pyetje se kur do e shohim PD në takim me qytetarët, Basha tha se “ne kemi qenë në takim me qytetarët dhe do vazhdojmë të jemi, por kjo nuk mund të zhbëjë detyrën tonë për të bërë transparencën në një moment të tillë dhe para një imperativi të tillë që ka të bëjë me jetën e qytetarëve”.

“Sot jemi në detyrën tonë për t’i shërbyer interesit të njerëzve dhe kjo është shumë më e rëndësishme se propaganda e Edi Ramës për të shmangur përgjigjet që ia përsëris këtu ditë për ditë”, tha ai.

atsh/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Balla ironizon opozitën: Protestuesit thirrën lironi liderin Berisha

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur për protestën e opozitës përballë bashkisë së Tiranës ku u kërkua dorëheqja e Erion Veliajt pas aferës “5D” ku drejtorët e emëruar prej tij përfunduan në burg për korrupsion miliona euro.

Nga Korça, Balla ironizoi tubimin duke deklaruar se protestuesit bënin thirrje për të liruar ish-kryeministrin Sali Berisha i cili prej dhjetorit të 2023 nddhet në “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”.

“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin “Lironi liderin e opozitës”, kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet”, tha Balla.

Continue Reading

Politike

Investigimi i RAI 3/ Alizoti: Rama është i marrë “peng” nga karteli i kokainës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka reaguar në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi interpelancën në Parlamentin e Shqipërisë e thirrur nga Gazment Bardhi.

Sipas tij, është për të ardhur keq që institucionet e drejtësisë nuk po reagojnë për akuzat e ngritura nga opozita dhe nga emisioni investigativ i medias italiane RAI3.=

“Reagimi ekstrem i Ramës në mbrojtje të mikut të kartelit të kokainës së Xibrakës dhe ish-avokatit si vëllezërve të tyre, duket se po zbulon një të vërtetë që pëshpëritej prej kohësh. Rama nuk po sillet si kryeministër i zgjedhur, por si i përzgjedhuri i krimit në krye të qeverisë. Shmangia e llogaridhënies në Kuvend për të mbrojtur sekretarin e tij nga një akuzë e dokumentuar në Itali, është tregues i qartë se ai është vartësi i atyre që e kanë emëruar aty. Shqipëria ka patur shumë kryeministra të paaftë dhe mediokër, por kurrë një kryeministër të marrë peng nga kartelet. Është për të ardhur keq, që edhe institucionet e reja të drejtësisë po sillen si emërime të pengut. Nuk ja kanë borxh taksapaguesit e SHBA-ve dhe BE-së, që të sponsorizojnë heshtjen e SPAK-ut, përballë shokëve të trafikantëve. Ata nuk mund të sillen si enturazh i kryeministrit të zgjedhur si kurator i bashkëpunëtorëve të krimit. Nëse Rama dhe SPAK, heshtin dhe flasin njësoj, atëherë kokaina e Xibrakës, vijon të qelbet edhe në mes të Tiranës”, shkroi Alizoti.

Continue Reading

Politike

Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë drejtorin e ATK, ngjarja në mes të Tiranës

Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj (ish-ministre e Financave), ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Mësohet se Ibrahimaj e kërcënonte drejtorin e ATK, Eri Koshaj prej një kohe të gjatë, madje e kërcënonte për të dhënë dorëheqje si dhe e përndiqte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri” ku mësohet se Ibrahimaji i kishte zënë pritë Koshajt.

Një ngjarje në përmasat e skandalit ka ndodhur mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023, në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore. Sigurisht, autori i goditjeve me thikë është burri i një ministre.

Rasti është kallëzuar dhe në Policinë e Tiranës, në Komisariatin Nr.1 nga Eri Koshaj, por institucionet kanë heshtur. Me kërcënime dhe ndërhyrje të shumta “nga lart”, kallëzimi i Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave është pluhurosur në sirtare.

 

 

Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet proceduriale të referuara nga blutë e kryeqytetit, por ka vendosur që të pushojë çështjen. Nga ndikimi dhe influenca e fortë e njerëzve të përfshirë në ngjarje vetëkuptohet dhe vendimi i organit të akuzës.

Redaksia disponon dhe ekzaminimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryer nga mjeku ligjor Harallamb Martopullo i cili provon se në trupin e shtetasit E.K janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet mbretës. Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator 2023, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban dhe aktualisht.

Ibrahimaj kërcënonte Koshajn prej një kohe të gjatë që të jepte dorëheqjen
Arsyeja e këtij konflikti që degjeneroi deri në përdorimin e thikës nga ana e burrit të ministres socialiste, Andri Ibrahimaj, është pikërisht posti që mban Eri Koshaj si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Atij i është kërkuar vazhdimisht të japë dorëheqjen, gjatë kohës që bashkëshortja e Andri Ibrahimaj drejtonte Ministrinë e Financave.

Agjencia e Trajtimit të Kredive është një institucion në varësi të kësaj ministrie dhe shtetasi E.K nuk ka pranuar që të largohet pas presioneve dhe kërcënimeve. Një tjetër detaj që thellon skandalin ku është përfshirë Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Ky shtetas i ka kërkuar vazhdimisht E.K që të jepte dorëheqjen sepse drejtor do të emërohej një shok i tiji. Pra, burri i ministres Delina Ibrahimaj duket se de fakto drejtonte Ministrinë e Financave, sepse vendoste se kush do të emërohej dhe kush do të largohej nga detyra.

Përndjekjet ndaj shtetasit E.K janë shtuar përgjatë muajve dhe mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023, Andri Ibrahiamj sapo e ka parë duke kaluar në rrugë ka dalë nga lokali ku ndodhej, duke shkuar drejt Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Aty e ka kanosur dhe ofenduar me fjalë fyese, ndërsa ka tentuar dhe ta çojë drejt një ambienti tjetër privat për “t’u sqaruar”.

Kur drejtori nuk ka pranuar, referuar dhe kallëzimit të depozituar në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, burri i ministres ka nxjerr nga brezi një mjet në dukje prerës dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fundshpinës. Këto goditje ndaj drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive janë provuar dhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Interesante është dhe ajo që ka ndodhur pas kësaj ngjarje.

Andri Ibrahimaj është larguar menjëherë nga Shqipëria, e provuar kjo dhe nga sistemi TIMS. Nga frika se mos rasti bëhej publik dhe ai arrestohej, burri i ministres Delina Ibrahimaj ka vendosur të ikë nga vendi atë periudhë. Shteti është vënë në dispozicion të tij.

Ngjarja është tentuar të fshihet dhe E.K është kërcënuar që të mbyllë gojën. Ai është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave që sot drejtohet nga Ervin Mete, dhe asnjë institucion nuk ka marrë masa për një sulm fizik në përmasat e skandalit.

Pjesë në këtë shkarkim ka dhe vetë ministrja Delina Ibrahimaj, e cila edhe përse është larguar nga Financat ka aty të gjithë stafin që ka emëruar në vite dhe bën ligjin. Ashtu siç u tentua dhe me drejtorin e ATK-së, por ky i fundit nuk pranoi të largohej për t’ia lënë postin shokut të burrit të ministres. Punë ka, por dhe profesionistë po! Ama në Shqipëri ka një rregull të pashkruar që nuk të lënë të punosh kur je i aftë…/ Lapsi.al

Continue Reading

Politike

Kryeministri refuzoi interpelancën për “RAI3”/ Bardhi: Shqiptarët presin sqarimet, Rama fshihet

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama, refuzoi interpelancën e kërkuar prej tij lidhur me investigimin e medias italiane Rai 3.

Sipas tij, shqiptarët kanë një muaj që presin sqarimet, por Edi Rama fshihet, Olsi fshihet, kushdo i përfshirë fshihet.

Reagimi i Bardhit:

Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Herën e parë u fsheh me alibinë që të mbarojë njëherë punë SPAK me kallëzimin që Olsi Rama kishte bërë ndaj meje dhe pastaj do të vinte për tu përgjigjur në Kuvend. Kur SPAK mbarojë punë me atë paçavure propagandistike, sot paska shpikur alibinë e rradhës, siç e paralajmërova edhe dje, që do të mbarojë njëherë punë me “Rai 3”, pastaj do të vijë për t’u përgjigjur në Kuvend.

Ankohet se nuk i është dhënë mundësia të përfshirëve në investigimin e “Rai 3” që të japin sqarimet e tyre, por ndërkohë i fshihet Kuvendit. Shqiptarët kanë një muaj që presin sqarimet, por Edi Rama fshihet, Olsi fshihet, kushdo i përfshirë fshihet.

Faktet dhe pyetjet janë të thjeshta, kanë mbetur 1 muaj pa përgjigje, duke u fshehur pas tymnajës me gënjeshtara dhe alibi ditore, që rrëzohen nga nervozizmi që të shtohet çdo ditë.

Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

Pyetje 1: Cfarë e lidh Olsi Ramën me krerët e narko-organizatës?

Fakti 2. Nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

Pyetje 2: Pse ka përdorur në të njëjtën kohë, të njëjtën makinë, Olsi Rama dhe trafikantët e dënuar të Xibrakës.

Fakti 3. Policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Pyetje 3: A keni kërkuar informacion nga Policia e Shtetit për pamundësinë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë?

Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.

Pyetje 4: Si Kryeministër i Shqipërisë, a mendon që ky procedim duhet të hetohet në mënyrë të plotë dhe personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge të mbahen përgjegjës.

Secili prej këtyre fakteve dhe përgjigja rreth tyre, ka të bëjë vetëm me ty dhe Olsi Ramën, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare.

Boll u fshehe, respekto Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për epitete banale, batuta 2 lekshe, sharje, mallkime apo fyerje, por kanë nevojë për të vërtetën, kanë nevojë për luftë reale ndaj pandëshkueshmërisë së njerëzve të pushtetëshëm.

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj ripërsëris kallëzimin e depozituar që në 29 Mars 2024 për heqjen e pezullimit ndaj procedimit penal nr. 335/1-2016.

SPAK duhet të na provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova janë aty, duhet vetëm të hiqet pluhuri që ka zënë atë dosje të lënë në harresë.

Continue Reading

Politike

Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025/ Basha takim me bashkëatdhetarët në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka njoftuar se ditën e shtunë në orën 18:00 një takim me bashkëatdhetarë në Itali.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka ftuar shqiptarët që jetojnë në këtë shtet të jenë pjesë e takimit. Ndërsa ka njoftuar edhe vendin ku mbledhja do të organizohet.

“Ju përshëndes nga zemra e Milanos ku ndodhem në një vizitë dy ditore. Kemi përfunduar një sërë takimesh ndërsa nesër do të vijojmë një takim me bashkëatdhetaret. Ju ftoj përzemërsisht t’ju ftoj të na bashkoheni në këtë takim”, thotë Basha.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING