Connect with us

Politike

Basha nuk i ndahet Ramës: Dhe ndërkombëtarët po qeshin me ty

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatalntik, Lulzim Basha ka vijuar “telenovelën” në rrjetet sociale me kryeministrin Edi Rama. Duke iu përgjigjur akuzave të Ramës, se ai vetëm fle, Basha tha se ashtu duke fjetur futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat me BE-në.

Teksa nuk harroi avazin, Basha e pyeti Ramën ku i ka shokët, duke i kujtuar ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët socialistë të arrestuar tashmë nga drejtësia.

“O Rame, t’u fjet gjumë futëm Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat me Bashkimin Europian. Kurse ti zgjuar, çfarë arrite? Lali Eri tek vendi, Ilir Beqja tek vendi, Saje Qorin tek vendi, Ben Ahmetaj ka ik për momentin, por gati e ka vendin, Ter Koka tek vendi. Për të mos llogarit pastaj kryebashkiakët dhe deputetët Rame, se për ty kush nuk vjedh fle gjum Rame. Si the “me kë do flasin me Bashkimin Europian”? E mër Ram, e di si më tha një shok i jot kryeministër, ku ulet në të vetmen tavolinë ku ulet Shqipëria Euroatlantike në NATO që e gjete gati. Më tha në fillim qeshim me shakatë e Ramës, tashi qeshin me Ramën. E mor Rame, e mori vesh bota 7×7 = 313-të Rame”, shprehet Basha

Advertisement