Connect with us

Politike

Basha: Programi im parashikon transparencë të plotë për dosjet e Sigurimit

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka ndarë një video në rrjetet sociale nga podcasti i djeshëm me ish të përndjekurit politik.

Basha shkruan se bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit janë investuar që gjithçka të harrohet  nga persekutimi komunist.

Për këtë ai thotë se programi i grupimit të tij parashikon krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit.

“Për 34 vjet, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe ish funksionarët e Partisë së Punës kanë investuar gjithçka që të harrohet persekutimi komunist. “Bashkëvujtës dhe bashkëfajtor” amnistoi persekutorët dhe dënoi edhe njëherë të persekutuarit. Kjo duhet të marrë fund! Për këtë, në programin tonë parashikojmë: Krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit. Historia meriton të njihet, fëmijët tanë nuk mund të rriten më në errësirë, harresa nuk është rruga e duhur për Shqipërinë.” – shkruan Basha.

Advertisement