Politike
Basha: Strategët po më këshillojnë të shtoj numrin e memeve, janë reklamë falas
Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte në një intervistë në podkastin ‘”Të Pashoq”, ku foli për zhvillimet e fundit politike, teksa u pyet dhe në lidhje me faktin se bëhet shpesh objekt i memeve dhe a e sikletos kjo gjë, apo qesh me to.
Basha tha se i ndodh krejt natyrshëm dhe jo vetëm që nuk sikletos, por edhe qesh me to. Ish-kryedemokrati shtoi se këshilltarët e tij e kanë këshilluar që të shtojë numrin e memeve, pasi sipas tij, janë reklamë falas.
“Jo vetëm më bën për të qeshur, por mendoj se është reklamë falas. Strategët po më këshillojnë të bëj gjithcka për të shtuar numrin e memeve. Nga kjo pikëpamje, aspak nuk më bezdis”, – tha Basha.