Politike
Basha uron festën e Kurban Bajramit: Shtroftë rrugën përpara me mbarësi, me fat e me begati
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/04/basha-4.jpg)
Me rastin e Kurban Bajramit, Lulzim Basha, ishte sot për vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Basha ka uruar festën besimtarëve myslimanë me sa më shumë mbarësi, fat e begati për të gjithë familjet shqiptare.
“Do t’i uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të gjithë shqiptarëve, gëzuar festën e Kurban Bajramit. Zoti ju ruajt, ju dhe familjet tuaja! Ju begatoftë shpirtrat, mendjet, shtëpitë dhe shtroftë rrugën përpara me mbarësi, me fat e me begati për të gjithë shqiptarët!” – u shpreh Basha.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)