Politike
Bashkëpunimi Rama-Vuçiç/ Berisha alarmon: Po bëjnë gati një tjetër marrëveshje anti-shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me tentativat e Edi Ramës për të organizuar bashkë me Serbinë, dhe jo Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi si shtete fqinje, kampionatin europian të të rinjve.
Sipas Berishës, ky është një tjetër akt i pastër anti-shqiptar i Edi Ramës.
Reagimi i plotë nga Sali Berisha:
“Edi Rama po bën gjithçka të realizojë organizimin e kampionatin europian të të rinjve së bashku me Vuçiç.
Ky akt që ka habitur UEFA është një akt i mirëfilltë antishqiptar i argatit të Beogradit që shënon një turp Kombëtar.
Në vend që Shqipëria të kërkojë që kampionati të zhvillohet në Tiranë dhe Prishtinë dhe mundet edhe në Shkup ose Podgoricë, për lidhjet e tij prej argati kërkon Beogradin.
Por në këtë aferë Edi Rama ka dhe një interes tjetër mafioz i cili është edhe dhurimi në një plaçkitje shtetërore Olsi Ramës nga vëllai Edi të 37 mijë m2 tokë.
I bëj thirrje UEFA të mos bjeri pre e lojrave të kryemafiozëve të Ballkanit Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama që kërkojnë të përdorin sportin në funksion të interesave të tyre mafioze dhe qëllimeve të mbrapshta politike”, shkruan Berisha.