Connect with us

Aktualitet

Bashkëpunimi SIGAL UNIQA-FSHF/ Duka: Nuk mund të gjejmë partner më të mirë; Ponari: I kënaqur dhe krenar!

Është kompania lider e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe rajon. Mes më të mëdhave jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë Europën Juglindore. Paguesja më e madhe e dëmeve në pronë, shëndet, automjete etj që prej vitit 1999 dhe pjesë e një prej grupeve më të mëdha në kontinent. 

Po flasim për SIGAL UNIQA Group Austria, emri të cilit i besojmë jetën, shëndetin, pronën e çdo gjë tjetër me vlerë që kemi.

Por kompania në fjalë është më shumë se një grup Sigurimi. Ajo është pjesë integrale e shoqërive ku operon përmes sponsorizimit të aktiviteteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe Sportin. 

Mes të tjerash, SIGAL UNIQA është edhe sponsor zyrtar i FSHF dhe Kombëtares së Futbollit, partneritet që ky që vijon prej vitit 2016.

Për të folur mbi këtë bashkëpunim, pritshmëritë dhe arritjet e realizuara, ne intervistuam Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka dhe CEO-n e Grupit SIGAL UNIQA, z.Avni Ponari.

Sipas z.Duka, ky është një bashkëpunim i shkëlqyer, i cili do të zgjasë gjatë sepse sipas tij, Federata nuk mund të gjejë një kompani tjetër sigurimesh që do të mbështesë më mirë, do bashkëpunojë më mirë dhe në mënyrë shumë funksionale në të mirën e futbollit shqiptar në përgjithësi.

Armand Duka: Bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të Futbollit me kompaninë SIGAL UNIQA ka filluar  që në 2016-ën dhe përderisa ka vazhduar kaq gjatë, përderisa është rinovuar disa herë kjo marrëdhënie, do të thotë se ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe shumë i frytshëm. 

Nëpërmjet kompanisë, FSHF ka siguruar pothuajse të gjithë futbollistët e niveleve profesioniste, të futbollistëve të Kombëtareve, të Kategorisë Superiore, të futbollit të vajzave… Nuk është thjesht një mbështetje financiare por është një bashkëpunim i vërtetë, një mbështetje në të gjitha këndvështrimet. 

Edhe nëse kemi ndonjë rast që nuk parashikohet nga kontrata, SIGAL në asnjë mënyrë apo në asnjë kohë nuk refuzon të mbështesë apo të mbulojë çdolloj dëmtimi

Është një bashkëpunim i shkëlqyer dhe jam shumë i sigurt që do të zgjasë gjatë sepse nuk besoj se Federata do të gjejë një kompani tjetër sigurimesh që do të mbështesë më mirë, do bashkëpunojë më mirë dhe në mënyrë shumë funksionale në të mirën e futbollit shqiptar në përgjithësi. Aq më shumë që drejtuesi i kompanisë SIGAL është vetë një njeri i sportit. E kupton shumë mirë këtë dhe e bën me pasion këtë mbështetje, përveçse një detyrim kontraktor. 

Edhe themeluesi dhe CEO i SIGAL UNIQA, z.Ponari u shpreh i kënaqur nga ky partneritet, i cili, sipas tij, vjen në kuadër të përgjegjësisë sociale që ka një kompani e madhe siç është ajo e drejtuar prej tij.

Avni Ponari:  Mes misioneve që mund të ketë një kompani Sigurimi është edhe misioni social, i cili e bën të domosdosshme pjesëmarrjen në të gjithë jetën shoqërore. Kështu që ne e kemi konsideruar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit. Dhe natyrisht, njohja me Presidentin Duka dhe mundësitë e hapësirat që na ka krijuar ka bërë të mundur që ne të jemi sa më afër ekipit dhe futbollit.

Duke qenë në cilësinë e drejtuesit të një federate tjetër, po të rëndësishme, unë e kam parë si një gjë të rëndësishme Sigurimin e Sportistëve, çka Shqipërisë i ka munguar prej vitesh. 

Unë jam i kënaqur dhe krenar. Duke qenë sponsor i Federatës Shqiptare të Futbollit përsëri pas 8 vitesh kur Shqipëria ishte në Kampionatin Europian dhe logoja e SIGAL ishte e pranishme, ne jemi fatlumë që ndiodhemi në mbështetje të Federatës dhe unë i uroj suksese ekipit kombëtar për këtë arritje dhe Presidentit Duka në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. 

Armand DukaViti që mbyllëm apo Kualifikueset e Kampionatit Europian kanë qenë më të suksesshmet e historisë së futbollit shqiptar. Vendi i parë në grup, performanca fantastike e ekipit, performance fantastike e të gjithë ambjentit, e tifozëve ka qenë një ngjarje, në kompeks, për tu shënuar në histori. 

E kam theksuar që asgjë nuk mund të arrihet vetëm. Aq më shumë në një sport kolektiv si futbolli. Dhe pikërisht këtu merr forcë edhe bashkëpunimi që kemi me SIGAL, bashkëpunimi që kemi edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të futbollit shqiptar, që të gjithë bashkë të realizojmë një ëndërr të përbashkët në fund të fundit kombëtare. Sepse futbolli në një lloj mënyre është fe për shqiptarët, është sport shumë shumë i dashur dhe këtë sukses e kemi arritur të gjithë bashkë. Pa dyshim me kontributin më të madh të futbollistëve por edhe të bashkëpunëtorëve tanë. Dhe të SIGAL-it që ka qenë, siç e thashë në fillim, mbështetje e përhershme, e pakursyer dhe do të vazhdojë ta bëjë.

Po të kthehemi në 2016, ishte fillimi i bashkëpunimit me SIGAL-in, që në një lloj mënyre na solli fat, na çoi në Europian. Ky bashkëpunim është edhe sot në 2024-ën dhe unë uroj të jetë akoma më shumë dhe jam i bindur që do të jetë akoma më shumë.

Pra, ne kemi realizuar vërtetë një objektiv shumë madhor, kemi bërë realitet një ëndërr për herë të dytë dhe do vazhdojmë edhe në Europian. Jemi përgatitur për ta bërë më mirë Europianin. Nuk është se presim surpriza sepse surprise Kombëtarja shqiptare quhej dikur. Tashmë është një realitet, është një skuadër konkurente, është një skuadër e mirë që do ti jape vlerë Kampionatit Europian. Kam besim te skuadra që mund të shkojmë akoma më shumë se grupi. 

Avni Ponari: Ajo që është e rëndësishme dhe duhet ta theksojmë përsëri. Shqipëria ka rreth 100 mijë sportistë, në të gjitha kategoritë e në të gjithë moshat, të cilët janë pjesëmarrës në gara të ndryshme. Dhe ajo që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit mund ta bëjnë të gjitha federatat. Në mënyrë që çdo sportist të jetë i siguruar. Kjo është shumë e rëndësishme.

Nga ana tjetër, unë jam në cilësinë e Presidentit të SIGAL UNIQA Group Austria për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Një kompani e suksesshme, që mban vendin e parë dhe një nga 50 më të mëdhatë në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Çka e bën atë dinjitoze në përmbushjen e detyrimeve dhe premtimeve që i bën klientëve. 

Ne jemi gjithmonë pranë, veçanërisht në Sigurimet Shëndetësore, Sigurimet e Pasurisë dhe sigurime të tjera. Duke qenë fokusi te sigurimet shëndetësore sepse janë më të domosdosshme dhe për të cilat të gjithë ne luftojmë. 

Unë do t’ju thoja të gjithëve të tregohen të kujdesshëm sepse shëndeti është shumë i rëndësishëm dhe natyrisht duke qenë të siguruar ata krijojnë një privilegj për veten sepse në fund të fundit ngjarjet e siguruara ndodhin por kujdesi financiar është i domosdosshëm. 

SIGAL UNIQA është e gatshme të përmbushë çdo detyrim që ka ndaj mbi 1.2 milionë klientëve por edhe të tjerëve që do të jenë pjesë e saj. 

Në këtë Europian të rëndësishëm të lavdishëm për Kombëtaren tonë, ne jemi akoma më të përgjegjshëm dhe më dinjitozë për të përmbushur të gjitha detyrat dhe detyrimet që kemi ndaj klientëve tanë. 

 

Sot, sporti është elementi më i pranishëm në jetën e të gjithëve dhe ndër evenimentet më interesante për miliarda njerëz kudo në botë. Pa harruar edhe mediat e biznesin.

Sporti është mjeti më efikas i edukimit, i argëtimit, i parandalimit të sëmundjeve, forcimit të marrëdhënieve sociale, alternativë e shëndetshme për kohën e lirë të brezave të rinj por edhe “ambasadori” më i mirë i një kombi.

Ndaj dhe SIGAL UNIQA do të vijojë të jetë një mbështetëse e fortë, jo vetëm e futbollit por edhe i sporteve të tjera.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: [email protected]   

Whatsapp: 068 60 62 829

Aktualitet

‘Mbreti’ i lojrave të fatit/ Dy vjet i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt

SPAK përfundoi këtë të premte hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen “Metamorfoza”  ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, mes tyre një prokuror dhe dy funksionarë policie.

Veç Gjokës, për gjykim janë dërguar edhe të pandehurit Behar Brajoviq; Edmond Preka; Astmer Bilali; dy zyrtarët e policies, Ardit Hasanbegaj dhe Oltian Bistri, si dhe prokurori Xhevahir Lita.

Por në fund të njoftimit, SPAK, thotë se ka veçuar dosjen për personat e tjerë që dyshohen si të implikuar, për të cilët nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë. Një prej tyre është edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj, i cili vazhdon të jetë i zhdukur prej rreth dy vitesh.

“Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.”, thuhej në njoftimin e SPAK.

Ervis Martinaj shfaqet në bisedat me Behar Bajrin, të cilit i kërkon vrasjen e Gjin Ndojit. Dhjetëra operacione janë bërë për gjetjen e Martinaj,  por deri tani nuk kanë arritur në asnjë konkluzion zyrtar në lidhje me fatin e tij.

Misteri i zhdukjes

Ervis Martinaj njihej si njeriu që jetonte mes biznesit të lojrave të fatit dhe botës të krimit të organizuar.

Më 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe  familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 Gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.

Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A. Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë.

Për një periudhë gati 2-vjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.

Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës po kryejnë hetime për akuzën e “Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit”. Por deri në këtë fazë nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë provë apo sinjalizim.

Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, ishin e dashura e tij Sadete Kokomani dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami.

Ky i fundit u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe më pas u dënua nga gjykata e Lezhës me dy vjet e 10 ditë burgim.

E megjithëse Prokuroria e Lezhës, për rastin Martinaj po kryen hetime në pistën e rrëmbimit dhe zhdukjes së personit, nga ana tjetër SPAK, brenda 1 viti ka iniciuar 4 procedime penale kundër tij, duke i vendosur 2 masa sigurimi “Arrest në burg”.

Dy herë në kërkim brenda vitit

Nga maji 2022 deri në korrik 2023, Ervis Martinaj është shpallur dy herë në kërkim nga SPAK, si person i implikuar në sigurimin e kushteve për të vrarë Endrit Doklen, Kleant Musabelliut dhe vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër.

Një masë tjetër është dhe inicimi i një hetimi pasuror, duke vendosur sekuestrimin e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij. Ndërkohë një proces tjetër është iniciuar në SPAK pas dyshimeve të përfshirjes së tij në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Njëherësh në prokurorinë e Lezhës, në shtator 2022 Martinaj rezulton të jetë marë i pandehur së bashku me Nikolin Nikën, për “Heqjen e paligjshme të lirisë” ndaj 64-vjeçarit Nikoll Buna. Por pas të gjitha këtyre dosjeve penale të lindura brenda 1 viti, Ervis Martinaj, nuk ka dhënë asnjë sinjal që ekziston.

Continue Reading

Aktualitet

E papritur/ Burri denoncon në polici largimin e gruas nga shtëpia me tre fëmijët e mitur

Ditën e djeshme, një burrë ka denoncuar në Komisariatin e Shkodrës, gruan e tij, e cila ka marrë tre fëmijët e mitur dhe është larguar nga shtëpia. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3 fëmijët e saj ë mitur, e cila është larguar nga banesa.

Bashkëshorti i 39-vjeçares me iniciale A. A. ka kallëzuar se e shoqja është larguar nga banesa, ndërsa policia po punon për gjetjen e gruas dhe fëmijëve të tyre të mitur.

“Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31-vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39-vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre”, raporton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.

Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë. Në përkujtimin e vuajtjeve të Jisu Krishtit dhe kryqëzimin e më pas Ngjalljen, Kryepiskopi Anastas vë theksin te konfliktet në Ukrainë, Gaza apo edhe në Sudan e Haiti.

Kryepiskopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë’, thekson Fortlumturia e tij në mesazhin e Pashkëve.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes

“Të njoh atë me fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil. 3:10)

Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.

Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).

Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!

Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!

Continue Reading

Aktualitet

Ermal Hasimja: Dyshimi i madh, skenari kush mund të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë

Analisti Ermal Hasimja ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SPAK.

Sipas tij  sistemi politik në Shqipëri ka një logjikë shumë të brishtë. Mes tjerash ai tregoi dyshimin që ka për të ardhmen e Shqipërisë.

“Mentaliteti i popullit shqiptar është i tillë. Në momentin që të sheh se bie nga fiku aty të shkel më këmbë. Ky është një sistem që funksionon brenda kësaj logjike që është shumë e brishtë.

Mund të ndodh që të ketë diçka të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë një bërthamë që ndoshta në të ardhmen funksionojnë realisht. Në këtë  vend që është Shqipëria terreni për dyshime është jashtëzakonisht pjellor”-tha Hasimja.

Continue Reading

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING