Connect with us

Aktualitet

Bashkëpunoi me ish-kreun e ARRSH-së, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervis Lamit, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që urdhëroi rikthimin e tij në qeli. Ervis Lame u arrestua bashkë me ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe biznesmenin Valter Begaj.

Lami, i arrestuar me urdhër të SPAK, së bashku me Evis Berberin dhe Valter Begajn, u lirua nga GJKKO më 14 qershor. Por pas ankimit të SPAK, Apeli vendosi më 25 korrik rikthimin e tij në burg. Rrëzimi i rekursit u bë treshja gjykuese ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi.

Lidhja e Evis Berberit me Valter Begaj dhe Ervis Lamin

Valter Begaj, biznesmen dhe ortak i Evis Berberit, është personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituar përmes tenderave të paligjshëm nga kreu i ARRSH-së. Përveç aksioneve të DAAM, Begaj ishte zotërues dhe i kompanisë NET-GROUP (ish “B-VAAL ENGINEERING”), e cila rezulton që të jetë dhe kompania që ka fituar tenderat në mënyrë jo të ligjshme nga ana e Berberit. Më pas këto të ardhura dërgoheshin te kompania tjetër e Begajt, kompania DAAM, e cila sipas SPAK vijonte që të kontrollohej po nga Berberi, pavarësisht shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve. Ndërkohë Ervis Lami rezulton administrator i kompanisë ‘DAAM’. Më parë në kompaninë ‘DAAM’ ka rezultuar pronarë, vetë kreu i ARRSH-së Evis Berberi, Brunilda Buli, dhe Ervis Lami.

Advertisement