Connect with us

Politike

Bashkoi forcat me Bardhin/ Berisha: Do t’i kallim datën Ramës

“Do t’i kallim datën Ramës” Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Sali Berisha në një prononcim për mediat pas tryezës së përbashkët të 43 deputetëve opozitarë, ku përcaktuan axhendën për sesionin e ri parlamentar.

Berisha e konsideroi takimin e sotëm si një hap të rëndësishëm të një procesi të pandalshëm, teksa shtoi se i bashkoi përgjegjësia morale. Pas këtij takimi, Berisha u shpreh se do t’i kallin datën dhe tmerrin kryeministrit Edi Rama.

“Ishte një takim i 43 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 21 prillit, deputetë të aleancës së PD-së me aleatët e saj të përjetshëm. Besoj se ishte mesazh pozitiv, përgjegjësi në të cilën deputetët vendosin të bashkojnë të gjithë përpjekjet e tyre kundër një regjimi që është sot famë e krijimit, e vjedhjes e mafies dhe e të zezave më të mëdha që ka njohur kombi në 32 vite. Mendoj se ishte një hap i rëndësishëm në një proces të pandalshëm. Ti kallin datën dhe tmerrin Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka se sa betejë kundër Ramës që po shkreton Shqipërinë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar.

Unë e kuptoj se ju doni të rrëmoni në çdo lloj, por të jeni të sigurtë se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë të gjitha kureshtjet tuaja. Sigurisht që këtu nuk ishin sot deputetët e Partisë së Lirisë, të cilët janë opozitar të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme. U morën vendime shumë të rëndësishme. Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale, ligjore dhe e gjithanshme që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealistë që votuan në datën 14 maj kundër Edi Ramës, ndonëse në zgjedhjet më të pandershme, të palira, më të padrejta të bëra ndonjëherë.” u shpreh Berisha.

Advertisement