Connect with us

Kronike

Baste online nga celulari, arrestohet 58-vjeçari

Një 58-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi në një lokal në lagjen “Barikad” të cilin e administronte, u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Aparati celulat u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet nga Komisariati i Policisë Berat, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lojtari”. Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Sekuestrohet aparati celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: H.V., 58 vjeç vjeç, banues në Berat, pasi në një lokal në lagjen “Barikad”, Berat, të cilin e administronte, u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe tre shtetas të tjerë, të cilët ishin në lokal dhe ishin klientët e shtetasit H.V. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement