Connect with us

Aktualitet

Bastiset “shtëpia e barit” me 2500 bimë kanabis, arrestohet shqiptari

Garda Civile ka kryer operacionin “Gruri” duke goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në një shtëpi në Jumillë, Spanjë.

Mediat e huaja raportojnë së gjatë operacionit u sekuestruan 2500 bimë kanabis, katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion.

Në pranga ka rënë një 29 vjeçar shqiptar. Mbi të rëndojnë akuzat e kultivimit dhe prodhimit të drogës.

Operacioni filloi pas zbulimit të ekzistencës së mundshme të një sere nëntokësore në një zonë rurale, konfirmuar nga Njësia e Dronëve të Gardës Civile. Më tej u mor një urdhër që lejonte zbulimin e bimëve në faza të ndryshme të rritjes. Operacioni ‘Gruri’ është i dyti i çmontuar në një shtëpi në Jumillë gjatë muajve të fundit.

Advertisement