Politike
Baton Haxhiu paralajmëron fundin e SPAK pas rikthimit të Trump në SHBA
Analisti Baton Haxhiu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për fatin e SPAK pas rikthimit të Trump në Presidencë në SHBA.
Haxhiu tha se SPAK varet vetëm nga dy njerëz, Edi Rama dhe Sali Berisha të cilët pritet të ndryshojnë ligjin penal, duke goditur vetë ekzistencën e SPAK.
Analisti tha se e gjithë kjo do të justifikohet me faktin se Shqipëria po zhvillon negociata me BE-në dhe nuk ka nevojë për institucione speciale të drejtësisë, siç është SPAK.
“Ajo që mendoj unë, SPAK varet nga dy njerëz, një është Edi Rama dhe dy është Sali Berisha, krejt të tjerat janë përralla. Nëse dikur ka patur një presion për të krijuar frikën në Shqipëri, tani është SPAK nevojë që drejtësinë ta kthejmë në binarë.
Nëse SHBA konsideron se Shqipëria ka arritur në fazë që hajnia dhe korrupsioni është goditur, do të kemi së shpejti nga dy liderët një ligj penal të ri, ku do të futen nene që SPAK e humb fuqinë edhe me ekzistencën e saj.
Administrata e kaluar ka bërë betejë për nene të caktuara, si shpërdorimi i detyrës, por kjo do të ndryshojë. Nëse hyn në ligjin e ri penal, atëherë baza e drejtësisë merr tjetër dimension.
Kjo drejtësi speciale e SPAK do të jetë e panevojshme”, tha ndër të tjera Haxhiu.