Connect with us

Bota

Batuta e Berluskonit që la pa fjalë Berishën: Do lemë vetëm skafet me vajza të bukura

Në vitin 2010 ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni zhilloi një takim me Berishën në Romë. Në atë kohë ish-kryeministri shqiptar angazhohej për moratoriumin e skafeve dhe se nuk do të lejonte që skafistët të mbysnin shqiptarë të pafajshëm në det.

Gjatë konferencës për shtyp, Berluksoni e vijoi me batuta deklaratën e Berishës duke thënë se “Do të bëjmë një përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura”. 

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë.

Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si ‘Kavalieri’ ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.

Advertisement