Connect with us

Sport

Bavarezët gati ‘thesin’ për ‘bomberin’ e Serie A

Prej disa javësh tashmë, “bardhezinjtë” e Juventus dhe “blutë” e Chelsea janë në diskutime e sipër për një shkëmbim mes “bomberit” serb, Dusan Vlahovic dhe atij belg, Romelu Lukaku, mirëpo këtë të hënë duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, pas refuzimit të ofertës prej 100 milionë eurosh për kartonin e Harry Kane, “bavarezët” e Bayern Munich duket se do të heqin dorë përfundimisht nga “rekordmeni” anglez dhe do t’i rikthehen “fiksimit” të vjetër të kësaj vere, Dusan Vlahovic.

Në këtë mënyrë buxheti i caktuar për Kane, tashmë do të kalojë i gjithi për sigurimi e shërbimeve të talentit serb dhe sipas kërkesave të Juventus, 80 milionë euro mjaftojnë për të “parakaluar” londinezët e për ta sjellë “bomberin” e “bardhezinjve” në Bundesliga.

Advertisement