Connect with us

Sport

Bayern “frenon” Inter, “bavarezët” blindojnë objektivin e “zikaltërve”

Prej disa javës tashmë është mësuar se “zikaltërit” e Inter po ndjekin nga afër çështjen e rinovomit të mbrojtësit francez të krahut të djathtë të Bayern Munich, Benjamin Pavard, me francezin që mund të zgjidhë shumë “halle” në prapavijën e “zikaltërve” të Milanos.

Mirëpo, kohët e fundit mes “zikaltërve” dhe lojtarit vendos të ndërhyjnë drejtuesit e rekordmenëve gjermanë me drejtorin sportiv, Hasan Salihamidzic që lajmëron se klubi do të tentojë rinovimin me ish-kampionin e botës.

“Do të flasim me Pavard rreth kontratës së re dhe të shohim se çfarë mendon vetë lojtari rreth rinovimit. Jam shumë i lumtur me Pavard, po tregon nivele të larta. Paraqitjet e tij kanë qenë të shkëlqyera”,- tha Salihamidzic për francezin.

Ndërkaq kujtojmë se, Pavard është aktivizuar në 26 ndeshje të Bundesligas me Bayern Munich, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Ish-Kampioni i botës me Francën në vitin 2018 është pjesë e bavarezëve prej vitit 2019, kohë kur Bayern e transferoi nga Stuttgart për shumën e 35 milionë eurove.

Advertisement