Connect with us

Sport

Bayern Munich bind Harry Kane

Çështja Harry Kane ka marrë një kthesë të fortë fill pasi “bomberi” anglez ka gjetur akordin në parim me Bayern Munich. Në Angli, mediat shprehen të sigurt në këtë pikë, mes Bayern dhe Harry Kanë gjithçka është e mbyllur: Kanë ka pranuar një kontratë 4-vjeçare, por tashmë pengesë është kthyer Tottenham. Bayern paraqiti ofertën e parë zyrtare: 70 milionë euro, ofertë e cila u refuzua në mënyrë kategorike nga ana e “gjelave”.Drejtuesit e klubit shpresojnë ende që mund të mbajnë Harry Kanë në Londër edhe këtë vit, periudhë ku do të përpiqen ta bindin për të firmosur një kontratë të re. Në rastin e fundit, Kane mund të largohet, por jo pa marrë fillimisht minimumi 100 milionë euro. Në raste të tillë, kur vullneti i lojtarit është të largohet, është shumë e vështirë ta mbash kundër dëshirë, për me tepër që rrezikojnë më pas ta humbasin falas. Pasi kanë marrë miratimin e Harry Kane, Bayern do të tentojë deri në orët e fundit të merkatos për të siguruar shërbimet e sulmuesit që aq shumë dëshirojnë.

Advertisement