Sport
Bayern Munich për turp, ekipi i Ligës së Tretë e eliminon nga Kupa e Gjermanisë
Bayern Munich është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë në fazën e 1/16. Skuadra e Ligës së Tretë, Saarbrucken fitoi 2-1 në shtëpi kundër skuadrës më të titulluar gjermane, duke bërë që Bayern të turpërohet në Kupë. Të parët në avantazh kaluan bavarezët me Muller në të 16 minutë, para se Sontheimer të barazonte në fundin e pjesës së parë pas një gafe të prapavijës. Goli që do i jeptë kualifikimin vendasve do shënohej nga Gaus në 90+6, me Saarbrucken që duhet të krenohen me këtë sukses të madh.
… Bayern Munich është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë në fazën e 1/16. Skuadra e Ligës së Tretë, Saarbrucken fitoi 2-1 në shtëpi kundër skuadrës më të titulluar gjermane, duke bërë që Bayern të turpërohet në Kupë. Të parët në avantazh kaluan bavarezët me Muller në të 16 minutë, para se Sontheimer të barazonte në fundin e pjesës së parë pas një gafe të prapavijës. Goli që do i jeptë kualifikimin vendasve do shënohej nga Gaus në 90+6, me Saarbrucken që duhet të krenohen me këtë sukses të madh.
Paderborn fitoi 1-3 kundër Freiburgut në transfertën e “Europa Park”, për të kaluar më tej në Kupën e Gjermanisë. Për fazën e 1/16 vendimtar ishte edhe Florent Muslija, lojtari i Kosovës. Në minutën e katërt, Muslija asistoi për Bilbija që realizoi golin e parë. Në të 33 minutë fantazisti shqiptar shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, para se Bilbija në pjesën e dytë të dërgonte shifrat në 0-3. Në të 70 Eggestein shënoi golin e “flamurit” për Freiburg, me Paderbornin që kaloi më tej.
Te suksesi doli edhe Bayer Leverkusen, që fitoi 2-5 kundër Sandhausen në udhëtim. Për “Aspirinat” shënuan Palacios, Tah, Hlozek dhe Adil me dopietë. Në fushë për 26 minuta ishte edhe Granit Xhaka në pjesën e dytë. Veç kalimit në turin e Kupës, Leverkusen kryeson edhe Bundesligën duke dëshmuar një sezon të suksesshëm.