Connect with us

Pinknews

BBV/ Amos vë maskën..: Me bëhet shumë qejfi Luiz

Në kuadër të lojës së caktuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e “BBV” është organizuar një dasmë. Çifti që i “ka dhënë fund beqarisë” sigurisht ka qenë Kiara dhe Luizi. Ndërsa ata që ishin kundër kësaj dasme ishin Dea dhe Amosi. Teksa të tjerët ndodheshin në oborr duke kënduar edhe festuar, blogerja dhe aktori fillimisht u “fshehën” në dhomën e gjumit, dhe më pas i vëzhgonin dhe i komentonin nga larg. Në fakt “komentonin” ndoshta nuk do të ishte fjala e duhur për gjërat që dëgjuam, pasi ajo çfarë u tha ishte një horror i vërtetë.

Amos Muji Zaharia mund t’i quajë humor të zi, por deklaratat e tij janë të tmerrshme dhe të frikshme dhe për këtë bien të gjithë dakord.

Teksa Luizi po djegtë shaminë e beqarit, komenti shokues i Amosit ishte: “Ishalla merr flakë i tëri, ishalla pishina është e mbushur me benzinë”, ndërsa Dea qesh. Në një tjetër moment, aktori thotë se Luizi duket si personazhi i filmit të animuar “Shrek 1”, koment i pasur sërish me të qeshura të mëdha nga Dea.

Po çfarë i tha Amosi vetë Luizit?

Luizi, Kiara dhe Efi po qëndronin në dhomën e gjumit pas dasmës. Ishte Amosi ai që iu afrua dhe i pyeti në lidhje me puthjen. Amosi i tha Luizit se “nuk ishte në terezi” dhe përfundoi duke thënë se “i bëhet shumë qejfi” për Kiarën dhe Luizin.

Biseda:

Amos: Çfarë dëgjova? U puthët vërtet ë?

Kiara: Pse nuk erdhe?

Efi: Po lëreni pse e pyesni, s’donte të vinte.

Amos: Unë nuk isha në terezi.

Luizi: Unë timen e bëra, nuk thirra Armaldo, as Valbona, por thirra Amos për ty.

Amos: Më bëhet shumë qejfi për ju

Advertisement