Connect with us

Pinknews

BBV/ “Balta nga llumi nuk të bën pis”/ Mikela Pupa shpërthen ndaj Oltës

Ish banorja e Big Brother Vip 2 Mikela Pupa ka shpërthyer në gjuhë të ashpër ndaj aktores Olta Gixhari, pasi kjo e fundit ka ofenduar dhe kërcënuar Luizin dhe Efin.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mikela Pupa shkruan se po bën gabim nëse po mundohet të prekë vajzat e shtëpisë në moral, pasi balta që të vjen nga llumi nuk të bën pis.

Ndër të tjera shkruan se është kurioze se çfarë do të bëjë Olta me asat nën mëngë që kanë njerëzit e tjerë për të.

Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese , mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi por njëkohësisht më vjen mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral e këeshumë gabim, kur balta të vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çdo bësh ti me asat nën mëngë që kanë njerëzit për ty”, ka shkruar Mikela Pupa./ CNA.al

“Balta nga llumi nuk të bën pis”/ Mikela Pupa

Advertisement