Pinknews
BBV/ Banorët diskutojnë situatën Luiz-Armaldo, Olta: U mbush kupa!
Luizi dhe Armaldo diskutuan sërish në oborr, sa i përket debatit të tyre të pak ditëve më parë, ku Luizi e cilësoi Maestron tradhëtar dhe “zar” të Oltës.
Teksa po diskutonin, e pranishme ishte edhe Olta, e cila tha se edhe pse dy banorët kanë bërë batuta gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin, tani kupa është mbushur.
Luizi u shpreh se kupa nuk u mbush prej Armaldos, por kur ai i tha Maestros që me të nuk ka më punë në shtëpi.
Ky i fundit madje tha se është ndjerë i tradhëtuar prej tij dhe nëse ai nuk do kishte dalë krah Oltës, situata do ishte ndryshe sot.
Ai, Kiara dhe Bledi nuk do ishin në nominim.