Connect with us

Pinknews

BBV/ Kiara tregon momentin gjatë një takimi me një djalë: Sa dola nga makina, rashë në pusetë

Kiara Tito ka ndarë sot brenda shtëpisë së BBV një incident të vogël që i ka ndodhur gjatë një takimi me një djalë që e kishte simpati. Duke folur për banorët e tjerë në BBV, ajo tha së ky takim ka qenë kur ajo ishte më e vogël por mbetet ende në top listën e “momenteve më të sikleshtme”. Incidenti që ajo nuk e harron edhe sot e kësaj ditë është fakti që pasi doli nga makina e tij, për t’u futur në lokal, ka rënë në puset dhe është bërë e gjitha më baltë.

“Takimi më i sikletshëm ndonjëherë ka qenë kur unë dola më një djalë që ë kisha shumë qejf dhe kur dola nga makina e tij rashë në puset. Kam rënë vërtetë. Kam pasur një këmbë jashtë pusetës dhe një këmbë kështu.

Se ky ishte pak tip i hedhur unë kam qenë më e vogël, ishim afër një lokali dhe pastaj mori një zorrë dhe më lante më zorrën e ujit se u bëra komplet më baltë. Isha dhe me fustan. Ai më takoi sërish dhe u dashurua dhe më shumë me mua dhe veprimet e mia“.

Advertisement