Connect with us

Pinknews

BBV/ “Nëse del Keisi, bën të njëjtën gjë?”

Olta, Armaldo dhe Kristi të cilët u dërguan nga Luizi në nominim “Prime” e kaluar, shkuan të tre në studio mbrëmë, për tu njohur me vendimin e publikut se cili prej tyre do largohej nga ky format, duke hequr dorë nga çmimi i madh.

E para që shpëtoi ishte Olta, ndërsa Armaldo dhe Kristi u përballën “kokë më kokë” me vendimin final. Publiku vendosi që Kristi të largohej nga shtëpia.

Ky vendim iu komunikua edhe banorëve brenda në shtëpi, ku Keisi u përlot dhe tha se ajo dëshiron të heqë dorë nga rrugëtimi i saj, pasi nuk ka kuptim të vijojë pa Kristin.

Por, kur ajo hapi biletën të cilën Kristi ia dha përpara se të shkonte në studio, ai kishte biletë vajtje-ardhje dhe u kthye sërish në shtëpi.

Deklarata e Keisit u komentua nga Luizi, i cili e pyeti Kristin nëse ai do bëntë apo jo të njëjtën gjë për Keisin, nëse ajo del nga shtëpia.

Kristi pa hezituar, u përgjigj se po. Tre banorët, Luizi, Keisi dhe Kristi komentuan edhe informacionet nga jashtë, që iu komunikuan Kiarës, kjo për shkak se ishte liderja e javës dhe përfitoi avantazh.

Luizi tha se tani nuk merret vesh se kush do jetë fitues, pasi Kiara numëronte 1 miliardë klikime në platformën “Tik Tok”.

Advertisement