Pinknews
BBV/ Olta bisedon me Amos: Mos ki dyshim, Kristi është me ne!
Në shumicën e debateve brenda në shtëpi, Kristi thuajse nuk përfshihet fare. Dhe ndonëse ai i përket grupit të “Oltës”, siç prentendon ajo, Kristi nuk e mbron kurrë atë apo “anëtarët” e tjerë në momente vështirësie. Duke folur me Oltën, Amos tha se Kristi është shumë individualist dhe se nuk është farë i përfshirë në debatet që bëhen brenda shtëpisë. Sipas Amosit, kjo gjë e pengon shumë atë, pasi Kristi nuk të mbron në momentin kur dikush që është pjesë e grupit ka nevojë për mbështetjen e tij. Olta nga ana tjetër tha se, ndonëse Kristi është individualist, është e sigurtë që ai është pjesë e grupit të saj.