Connect with us

Pinknews

BBV/ Super atmosferë në shtëpi, banorët shijojnë muzikën

Festa e 8 Marsit i gjeti banorët duke festuar në oborr. Eneda Tarifa, Eranda Libohova dhe Aranit Hoxha dhuruan një atmosferë të jashtëzakonshme në shtëpi, çka bëri bashkë të gjithë banorët në oborr.

Të përqafuar dhe pranë njëri-tjetrit, banorët kënduan njëzëri dhe kërcyen bashkë, duke shijuar në maksimum atmosferën që krijuan këngëtarët e mirënjohur.

Nuk munguan puthjet e përqafimet nga ana e dy çifteve Luiz-Kiara dhe Kriti-Keisi.

Pasi kënduan e kërcyen në oborr, banorët u ulën të darkonin të gjithë së bashku, ku nuk munguan diskutimet e debatet lidhur me situata të ndryshme që janë krijuar në shtëpi.

Advertisement