Pinknews
BBVIP/ Luizi bisedon me Kiarën: U bënë 9!
Armaldo iu shtua listës së “armiqëve” të Luizit. Debati i agravuar mes tyre në orët e vona të mbrëmjes, duket se po e pozicionon Armaldon në krah të Oltës.
Luizi i tha Kiarës se tashmë ka 9 banorë kundër tij. Duke folur me të qeshur, ai tha se ato nuk i ka asgjë fare, duke nënkuptuar që mund t’i përballojë pa problem.
Dalja e Efit thuajse e ka lënë Luizin vetëm. Ndonëse ai ka Kiarën, kjo e fundit shumë rrallë del krah tij për ta mbrojtur në raste debatesh.