Kosova
BE deklarohet për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë
Bashkimi Evropian është deklaruar në lidhje me mosmbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë. Zëdhënësi i Unionit, Peter Stano, ka thënë se BE rekomandon që të vazhdohet praktika e vendosur për lejimin e serbëve të Kosovës që të votojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që pritet të mbahen më 17 dhjetor.
Stano ka thënë për Tanjug se kjo nuk është në frymën e dialogut dhe parimet e mbrojtjes së të drejtave të komuniteve joshumicë dhe ndërtimin e mirëbesimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, BE mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike.
“Ne presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord për modalitetet që do ta lejojnë këtë të ndodhë, në mirëbesim dhe frymë kompromisi. BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike. Si e tillë, është thelbësore që votuesit serbë që banojnë në Kosovë të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore dhe të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare” – tha zëdhënësi
Për të lejuar organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, kryeministri Kurti ka kërkuar marrëveshje ndër- shtetërore, që sipas tij, duhet të bëhet me kërkesë të Serbisë.