Kosova
BE hedh poshtë pretendimet e Vuçiç/ Kos: Nuk po i kërkojmë Serbisë të njohë Kosovën
Bashkimi Europian bën një hap pas përballë Serbisë. Përsëri çështja kryesore është Kosova. Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se Bashkimi Evropian nuk i po kërkon Serbisë të njohë shtetin e Kosovës dhe shtoi se përparësia e Komisionit Evropian është ta mbajë Serbinë në rrugën evropiane.
Në një intervistë me median sllovene, kur u pyet pse nuk kishte simbole të BE-së në protestat në Serbi, “sikur dikush nuk donte të shkonte atje”, ajo përsëriti se kishte katër grupe përgjigjesh për këtë pyetje.
“E para, ata më thanë se Unioni Europian mbeshtet Vuçiçin. E dyta se NATO bombardoi dikur Serbinë, e treta sepse Bashkimi Europian do që Serbia ta njoh Kosovën. Sigurisht që Bashkimi Evropian nuk e kërkon këtë gjë nga Serbia, dhe e katërta, sipas tyre është se ata nuk duam ta kemi inat Rusinë. Pra, është një situatë e ndërlikuar, por përparësia e Komisionit Evropian është që Serbia të qëndrojë në rrugën evropiane, por nuk mjafton që ne ta themi këtë. Serbia, sigurisht, duhet të zbatojë një sërë reformash për të provuar se me të vërtetë e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Marta Kos, Komisionerja e BE për zgjerim.
Në një intervistë të mëparshme me median gjermane, Deutsche Welle në fillim të korrikut, zyrtarja e lartë europiane foli për të njëjtën temë, se pse nuk ka flamuj të BE-së në protestat e studentëve, dhe dha të njëjtën përgjigje për katër grupe arsyesh.