Bota
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, ato të lidhura me regjimin e Bashar al-Assad do jenë sërish në fuqi

Brukseli i ka dhënë “dritën jeshile” heqjes së sanksioneve ekonomike kundër Sirisë
Vendimi u njoftua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Kaja Kallas.
Reagimi i Damaskut ishte i menjëhershëm, pasi Ministri i Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani falënderoi menjëherë Bashkimin Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj vendit të tij.
Në postimin e tij në Platformën X, ai theksoi se ky vendim do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë.
Çfarë po diskutonte Brukseli
Marrëveshja për heqjen e sanksioneve ekonomike ishte një nga qëllimet e Kaja Kallas për takimin e Ministrave Evropianë të Mbrojtjes. Siç kishte thënë ajo, Evropa ose do t’i jepte Sirisë një shans për t’u stabilizuar, ose vendi do të rrezikonte të përfundonte si Afganistani.
Sipas planifikimit fillestar, Brukseli do të mbante sanksionet që lidhen me regjimin e Presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.
Vendimi i Brukselit vjen pas një njoftimi përkatës nga Donald Trump, i cili kishte urdhëruar heqjen e sanksioneve të SHBA-së.

