Kosova
BE humbet busullën në pyllin ballkanik, po lejon Vuçiçin të shkatërrojë paqen në rajon
“Bashkimit Evropian i mungon lidershipi i vërtetë pasi e ka humbur busullën në raport me Serbinë” – Kështu deklaroi albanologu bullgar Anton Panchev. Ai kritikoi Unionin Europian për qasje të butë ndaj Serbisë, duke i lejuar autokratit Aleksandër Vuçiç që të zhvillojë politika shkatërruese për Ballkanin.
Për njohësin e çështjeve të Ballkanit, edhe masat e BE-së ndaj Kosovës janë të papranueshme kur dihet se është Serbia që ka qasje shoviniste.
Panchev apeloi bashkësinë ndërkombëtare që të jetë më syçelë ndaj rrezikut serb, duke i kujtuar BE-së se Kosova është në të drejtën e saj.
Sipas tij, e gjithë pritja e Serbisë lidhet me agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe se Beogradi është i interesuar vetëm për trazira, gjë që nuk i lejon serbët të integrohen në institucionet e Kosovës.