Connect with us

Politike

BE-ja e hap 2026-ën me një mesazh kyç për Shqipërinë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë një urim për Vitin e Ri, duke e cilësuar vitin 2026 si një periudhë vendimtare për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, delegacioni thekson se do të vijojë mbështetjen për institucionet shqiptare dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile, me synimin që procesi i anëtarësimit të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

“Gëzuar Vitin e Ri, Shqipëri! 2026 do të jetë një vit vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha institucionet dhe të bashkëpunojmë me shoqërinë civile për të siguruar që procesi i anëtarësimit të jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe të sjellë përfitime reale për qytetarët shqiptarë”, shkruhet në reagimin e diplomacisë evropiane.

 

Advertisement