Kosova
BE-ja nuk donte t’ia jepte Kosovës vizat/ Flet eksperti amerikan
Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips, ka folur lidhur më ngjarjet kryesore politike që karakterizuan vitin 2023 në Kosovë dhe ka vleresuar si hap të madh për Kosovën liberalizimin e vizave.
Ai konsideron se Kosovës iu bë padrejtësi nga BE-ja në procesin e liberalizimit të vizave ngaqe, sipas tij, ajo nuk donte realisht që Kosova të fitonte liberalizimin dhe kësisoj vazhdoi të vendoste kushte për këtë proces.
“Kosova nuk duhej të priste kaq shumë vite. Skema e marrëveshjes ishte vendosur shumë kohë më parë. Më mirë vonë se kurrë. Liberalizimi i vizave është një hap i madh për Kosovën. BE-ja nuk donte realisht t’i jepte liberalizimin e vizave Kosovës, kështu që vazhdoi të zhvendoste shtyllat. Tani ky proces ka përfunduar dhe ka ardhur koha” – ka thënë Phillips për ‘Fo.’