Connect with us

Bota

BE ‘me dorë të hekurt’ gjobit Facebook dhe Instagram

Gjiganti i rrjeteve sociale Meta, pësoi një humbje të madhe ligjore të mërkurën, e cila mund të ndikojë negativisht në politikën e reklamave për Facebook dhe Instagram, pasi autoritetet kompetente evropiane zbuluan se përmes marrëveshjeve speciale, përdoruesit e këtyre mediave sociale ishin të detyruar të merrnin reklama të personalizuara.

Sipas vendimit të gjykatës, gjoba e vendosur nga BE ndaj kompanisë Meta arrin në 390 milionë euro. Përveç kësaj, është e mundur, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, që Meta (Facebook dhe Instagram) të detyrohet të bëjë ndryshime të kushtueshme.

Vendimi i së mërkurës lidhet me dy kallëzime ndaj Metës në vitin 2018. Pas shpalljes së gjobës, kompania e rrjetit social ka dalë me deklaratën e saj.

Ne besojmë se qasja jonë është në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave, prandaj jemi të zhgënjyer nga vendime të tilla”, thuhet në njoftimin përkatës.

Vendimi shihet si një nga më të rëndësishmit që kur blloku evropian prej 27 anëtarësh prezantoi legjislacionin që synon të kufizojë aksesin e Facebook dhe kompanive të tjera në mbledhjen e informacionit personal. Ligji hyri në fuqi në vitin 2018.

Advertisement