Connect with us

Kosova

BE ndërron mendje për Veriun/ Nuk digjen mandatet

Pas takimit të dy majit, Kosova dhe Serbia thanë që BE ka dhënë një popozim për çështjen e zgjedhjeve të 23 prillit, ku fituan kandidatët shqiptarë. Sipas tyre Bashkimi Evropian ka kërkuar djegien e mandateve të kryetarëve të rinj. Mirëpo Miroslav Lajçak, tha se BE nuk do të kërkojë nga kryetarët e sapozgjedhur që mos t’i pranojnë mandatet e tyre.

Pas situates se krijuar, Vuçic tha se kishte një propozim për “zgjidhje të përkohshme”. Sipas tij propozimi ishte që të digjen mandatet e katër kryetarëve të rinj, që janë rezultat i zgjedhjeve të 23 prillit, që u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve dhe bojkot nga Lista Serbe.

Madje shefi i shtetit serb u kujdes që të paralajmëroi “një krizë të madhe” në veri të Kosovës.  Kur u pyet nga gazetarët në Serbi se çfarë do të ndodhë më 28 maj, tha se ka kuptuar “qe ka një plan për t’i dëbuar serbët nga Kosova”.

Për propozimin e BE-së, kishte folur edhe këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj. Ai tha se Bashkim Europian ka kërkuar djegien e mandateve të kryetarëve në Veri, duke mos e bërë betimin.

Advertisement