Connect with us

Kosova

BE në pritje të përgjigjes së Prishtinës rreth propozimit të ri për targat serbe

Bashkimi Evropian është në pritje të përgjigjes së Kosovës për një propozim lidhur me çështjen e targave serbe, që gjatë ditës së martë i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, ia ka prezantuar kryenegociatorit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, gjatë takimit të tyre në Bruksel.

Në rast se pala kosovare jep përgjigje gjatë Brenda dates 18 nëntor, i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak, mund të vizitojë Beogradin për të biseduar edhe me palën serbe

Burimet e BE-së kanë përsëritur atë që më herët e kishte thënë edhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, se duhet gjithsesi të arrihet një zgjidhje para datës 21 nëntor.

Një prej mundësive që përmenden nga burimet diplomatike është që të zgjatet afati kohor për ndërrimin e targave, edhe për dhjetë muaj, por pala kosovare, sipas të njëjtave burime, ka kërkuar nga BE-ja edhe sqarime se si do të jetë qëndrimi i saj pasi të skadonte një afat i tillë.

BE-ja, nga ana e saj, nuk e vënë në dyshim të drejtën e Kosovës për t’i zëvendësuar targat e makinave, por deri më tani ka kërkuar që kjo të bëhet duke respektuar afatet kohore për të cilat mendon BE-ja.

Advertisement