Connect with us

Kronike

BE nuk i ndahet Kurtit/ “Bëj asociacionin, është detyrim ligjor”

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje sërish që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se ky është obligim ligjor që buron nga marrëveshja e nënshkruar në Bruksel në kuadër të dialogut. “Është një obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të themelojë ose të ndëmarrë hapa për themelimin e Asociacionit. Është detyrim ligjor i Kosovës. Tani është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet dhe detyrimet që vijnë nga marrëveshjet e Brukselit”, tha Zëdhënësi i BE-së, për politikë të jashtme Peter Stano tha gjithashtu se ende nuk ka një datë për caktimin e një takimi të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe shtoi se prioritete vazhdojnë të mbeten desklaimi i situatës, duke thënë se tensionet mes dy vendeve po vendosin në rrezik arritjet e punës shumëvjeçare në kuadër të dialogut.

Advertisement