Connect with us

Bota

BE paralajmëroi sanksione/ Izraeli nuk frikësohet: Rekomandimet e Komisionit Evropian janë të shtrembëruara moralisht

Qeveria izraelite paralajmëroi sot se çdo sanksion i Bashkimit Evropian kundër Izraelit do të marrë një “përgjigje të përshtatshme”, pasi Komisioni Evropian propozoi vendosjen e tarifave më të larta për produktet izraelite që hyjnë në BE dhe vendosjen e sanksioneve ndaj dy ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë.

“Rekomandimet e Komisionit Evropian janë të shtrembëruara moralisht dhe politikisht dhe duhet të shpresojmë se ato nuk do të miratohen”, tha Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Shaar, në një postim në X.

“Çdo veprim kundër Izraelit do të marrë përgjigjen e duhur dhe shpresojmë që të mos vijë deri aty”, shtoi Saar, pasi masat e propozuara nga Komisioni nuk ka gjasa të miratohen nga 27 vendet anëtare.

Advertisement