Kosova
BE sanksione Kosovës? Qeveria kosovare: Do të ishte e padrejtë
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar për sanksione nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës vazhdon të besojë që çfarëdo mase ndaj Kosovës do të ishte e padrejtë.
“Ne nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar për sanksione. Vazhdojmë të besojmë që çfarëdo mase ndaj Kosovës do të ishte e padrejtë. Është vështirë të arsyetohet se si Bashkimi Evropian mund të ndërmarra masa negative ndaj Kosovës, të cilën në raportin e tij të fundit për vendit e përshkruan në dritën më pozitive ndonjëherë; si në luftën kundër krimin dhe korrupsionit, si në demokratizim etj”, ka thënë Kryeziu.
Sipas tij, Kosova çfarë po kërkon është respektim i Kushtetutës dhe sundim të ligjit. “Kosova dhe institucionet e saj po kërkojnë dhe synojnë respektimin e Kushtetutës dhe sundit të ligjit. Këto janë vlera të Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian ka mision të veçantë në Kosovë për Sundim të Ligjit, të quajtur EULEX”, është shprehur më tej ai.
Sipas Kryeziut, situata në katër komunat në veri të vendit është rezultat i ndërhyrjes së dyfishtë të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës.
“Kjo sjellje e Serbisë është edhe shkelje e marrëveshjes së vitit 2013 e cila flet për integrimin e serbëve të Kosovës në institucione, por edhe shkelje e Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit e cila flet për marrëdhënie normal dhe fqinjësore dhe për njohjen e sovranitetit të njëra tjetër”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.