Connect with us

Kosova

Bechev ngre paralele midis Kurtit dhe Zelenskyt pas deklaratës së Trumpit

Dimitar Bechev, ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohës i zhvillimeve politike në rajon, ka ngritur paralele midis kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas deklaratës së fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, duke përmendur periudhën 2020-2021.

Trumpi e ka cilësuar Zelenskyn “diktator” që s’ka pranuar të dalë në zgjedhje, duke sugjeruar se presidenti ukrainas duhet të veprojë me urgjencë për të “shpëtuar” shtetin e tij, një ditë pas takimit të zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite.

Bechev ka kujtuar se administrata e parë e Trumpit kishte ushtruar presion të ngjashëm ndaj Kurtit në të kaluarën, duke e kritikuar veçanërisht për kursin e tij ndaj dialogut me Serbinë.

“Trumpi do të jetë po aq i suksesshëm në rrëzimin e Zelenskyt nga pushteti aq sa ishte në përpjekjet e tij për të rrëzuar Kurtin më 2020-2021” – ka deklaruar Bechev

Ndryshe, deklarata e Trumpit vjen një ditë pas takimit mes zyrtartëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në të cilin ata kanë rënë dakord të adresojnë faktorët “acarues” në marrëdhëniet mes tyre dhe të nisin punën për të përfunduar luftën në Ukrainë.

Advertisement