Connect with us

Politike

‘Beci, kandidati ideal’/ Rama: Berisha xheloz sikur i kemi marrë të dashurën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur një takim me qytetarët e Shkodrës ku ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Rama tha se Benet Beci është kandidati ideal për Shkodrën sepse fokusohet në ndarjet partiake por vetëm në punën që duhet bërë për të mirën e bashkisë.

Me batuta, Rama tha se kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ndihet xheloz për faktin që Benet Beci kandidon nën siglën e Partisë Socialiste.

“Nuk e kam menduar se do e gjenim një kandidat kaq ideal që të ketë punuar me atë tjetrin. Me mua ka punuar sepse unë i kam vlerësuar punën. Në atë lloj xhungle ka qenë ndër të paktit që dilte në pah si shembull me punën e tij. Beneti, kështu është i urtë por në TV ka pas bërë debate kundër nesh. Ky nuk kandidonte për asgjë po dilte mbronte zotin Berisha sic i thotë ai. Megjithatë kjo për mua nuk përbënte problem sepse Beneti kishte treguar se ishte njeriu i duhur për ta menaxhuar Fondin Kombëtar të Zhvillimit.

As ngjyra blu as ajo mavi nuk e ka udhëhequr kurrë Benetin në punën e vetë. Të gjithëve atyre që nuk janë këtu, Beneti është kuq e zi, as blu as mavi. Shkodra duhet të votojë kuq e zi këtë herë. Ata të djathtët duhet të shohin sa xheloz është bërë ai Berisha për Benetin, sikur i kemi marrë të dashurën. Më tha Beneti është shqetësuar shumë doktori, i thashë po mua ma thua këtë, unë punoj 1 jetë për të shqetësuar doktorin.  Më tha se e pyet, pse ka ikur, ku e kanë kapur. I thashë, thuaj që të ka kapur Shkodra, ambicia për ta bërë siç ne kemi bërë Vlorën, Durrësin”-tha Rama.

Advertisement