Lifestyle
Beethoveni jehon në Parlamentin Europian
/ATSH-ANSA/ – Nuk ka gjë më të bukur sesa shpërndarja e lumturisë për shumë njerëz, janë fjalët e Ludwig van Beethovenit, të shprehura edhe nga muzika e tij.
Për të muzika ishte toka në të cilën shpirti jeton, mendon dhe shpik.
”Muzika dhe pasioni i tij simbolizojnë idealet e Europës, të solidaritetit, paqes dhe lirisë dhe projekti ynë për një botë më të mirë”, kështu u shpreh presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli duke folur në seancë plenare.
“Me rastin e 250-vjetorit të lindjes së Beethoven, dëshiroj të ndaj me ju një moment frymëzimi”, shtoi ai.
Himni i gëzimit i Simfonisë IX nga Beethoven u miratua si himni zyrtar i Bashkimit Europian.
Ai dëgjohet në Parlament në hapjen e secilës prej seancave si edhe në raste solemne.
Ai do të interpretohet sot nga ansambli ”Oxalys” nga Brukseli, me aranzhim nga kompozitori Jago Moons.
Është himni i Europës për të gjithë: Të bashkuar në diversitet.