Connect with us

Kosova

Befason Xhejmi Shea: Ja fajtorët për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi…

Ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e luftës së Kosovës, Xhejmi Shea ka folur në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe zbuloi disa nga faktorët që kanë ndikuar në ngecjen e dialogut.

Sipas tij zgjedhjet në Serbi dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian sollën një ngecje të bisedimeve në Bruksel, por shtoi se me ekipin e ri negociator do të ketë avancim në këtë drejtim.

“Mendoj se ka dy arsye kryesore. Dua të them, para së gjithash, kishim zgjedhjet në Serbi, ku zgjedhjet komunale në Beograd duhej të përsëriteshin fundjavën e kaluar. Ma do mendja se kur je ende në fushatë zgjedhore, ky ka qenë rasti me presidentin Vuçiç në Serbi, përqendrohesh te zgjedhjet. Zgjedhjet nuk janë koha për kompromis politik, zgjedhjet nuk janë kohë për gjuhë të moderuar. Pa dyshim që Vuçiçi është përqendruar në çështjet e brendshme. Arsyeja e dytë janë zgjedhjet evropiane. Shpresoj që sapo të krijohet një ekipi i ri i BE-në, ndoshta me një negociator tjetër,  gjithcka mund te ristartoje, le të presim dhe të shohim me shpresë, se mund të fillojmë të ecim përpara. E kuptoj ndërkohë, natyrisht, zhgënjimin e kryeministrit Kurti dhe kosovarëve” – deklaroi ish zedhenesi I NATO-s.

Sipas tij, Kosova i përmbush standardet për Këshillin e Evropës, gjithashtu edhe janë përmbushur kushtet për heqjen e sanksioneve te vendosura ndaj saj, nga ana e Bashkimit Europian.

“Tani eshte koha qe drejtesia te vendoset ne vend dhe dialogu do të rifillojë me disa perspektiva të mëdha suksesi” –  deklaroi Xhejmi Shea.

Advertisement