Politike
Begaj – Osmani/ Takim presidentësh në Tiranë
Ashtu siç më herët ishte njoftuar edhe nga presidenca e Kosovës, kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani, do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri, përgjatë datave 4 dhe 5 shtator.
Do të jetë pikërisht, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili do të pres me ftesë të tij, homologen, në një vizitë shtetërore përgjatë këtyre dy ditëve.
Disa nga detajet të cilat janë njoftuar nga presidenca e Shqipërisë, zbardhin axhendën e presidentes Osmani gjatë kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për të dy shtetet tona, por edhe për të ardhmen e rajonit të Ballkanit perëndimor.
Më datën 4 shtator, do të jetë edhe ceremonia zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë., e teksa më pas do të vijohet me takimin mes dy presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
Ndërsa në intervalin kohor, 11:40 – 12:05 minuta, të po së njëjtës datë, do të mbahet edhe konferencë për shtyp e dy presidentëve.
Po ashtu, mësohet se përgjatë qëndrimit në vendin tonë, Presidentja Vjosa Osmani, ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë, por megjithatë, emrat mbeten ende të panjohur deri në një moment të dytë.