Politike
Begaj: Parandalimi i situatës që cënon sigurinë kombëtare
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë në Uzinën e armëve në Gramsh. Begaj teksa dënoi ngjarjen, bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes.
Mes të tjerash ai theksoi se mbështet punën për parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare.
REAGIMI
Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare 🇦🇱.
Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!